-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ekipet e FSK-së nisin ndërtimin e urës që u prish gjatë vërshimeve në Skenderaj

Ekipet e “Xhenios” të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nisur ndërtimin e urës mobile në fshatin Aqarevë të Skenderaj e cila u dëmtua gjatë vërshimeve në muajin janar.

FSK-ja bën të ditur se ura do të jetë e gjatë 27 metra dhe pritet të përfundojë brenda 10 ditëve.

Në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes ushtarake për Autoritetet Civile, ekipet e Xhenios së Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet e komunës së Skenderajt kanë filluar montimin e urës mobile ushtarake “Mabey Johnson” në fshatin Aqarevë, ku në vërshimet e fundit ura në këtë fshat ishte dëmtuar dhe ishte bërë e pakalueshme” thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Skenderaj ishte komuna më e goditur nga vërshimet e janarit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së patën ndihmuar në evakuuimin e banorëve./prishtinapress.net./

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img