16.9 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në librin e përkujtimeve në Gllogjan: Dëshmorët, dëshmia historike e popullit shqiptar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeveritar, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s.

Pas homazheve, kryeministri Kurti ka shkruar edhe në librin e përkujtimeve, ku është shprehur se dëshmorët janë dëshmia historike e popullit shqiptar “për të jetuar në paqe në vendin e vet”.

“Dëshmorët e kombit janë kushti dhe mundësia e lirisë që gëzojmë, dhe, dëshmia historike e popullit shqiptar për të jetuar në paqe në vendin e vet. Lavdi dëshmorëve të Epopesë së Dukagjinit, të UÇK-së e mbarë kombit tonë në të gjitha kohët”, ka shkruar Kurti.

Homazhe, përveç Kurtit kanë bërë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe pjesëtarë të FSK-së.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale ndërmjet forcave të UÇK-së dhe forcave të Serbisë, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin. Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

Kurti e Konjufca bëjnë homazhe në Gllogjan në 25 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit – Prishtina (prishtinapress.net)

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img