2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Spitali i Pejës dhe Gjakovës përfitojnë 5.5 milionë franga për grupet e margjinalizuara

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly, kanë nënshkruar marrëveshjen, që target ka grupet e margjinalizuara dhe sëmundjet jo-ngjitëse.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ky projekt ka vlerë prej 5.5 milionë franga zvicerane, ku do të implementohet në spitalin e Gjakovës e Pejës.

“Vlera e këtij bashkëpunimi për mua dyfishohet kur marrim parasysh llojet e sëmundjeve që trajton, atyre jo-ngjitëse. Kosova e veçmas shëndetësia jonë po kalon në një tranzicion, që dorën në zemër po zgjat më shumë se që e kemi menduar. Kam zgjedhur të jem edhe menaxher, sepse sot më së paku duhet politikë në shëndetësi. Në një vend si ky i joni, ku 1 nga 7 persona preken nga sëmundjet, ky projekt është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Vitia.

E ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly theksoi se një sistem i mirë shëndetësor është krucial për funksionimin e një vendi.

“Jam krenar që ta kem mundësinë për ta nënshkruar këtë marrëveshje. Zvicra ka lidhje të ngushta dhe ka shumë vite që punojmë me projekte të ndryshme. Shëndetësia publike ka qenë lidhja e suksesshme. Një sistem i mirë shëndetësor është krucial për mirë-funksionimin e një vendi. Përmes projekteve tuaja që i keni bërë, Kosova është në rrugë të mirë. Është shumë pozitive që Qeveria e Kosovës ka rritur buxhetin për vitin 2023 për shëndetin publik”, u shpreh Kolly. prishtinapress.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img