-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Hill: Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e atyre që humbën jetën gjatë bombardimeve të NATO-s

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka kujtuar bombardimet e NATO-s në Beograd rreth 24 vjet më parë.

Hill iu ka shprehur ngushëllime familjeve të atyre që humbën jetën si pasojë e bombardimeve që zgjatën për 78 ditë, transmeton prishtinapress.net.

“Unë ia kam kushtuar jetën diplomacisë – gjetjes së zgjidhjeve diplomatike për problemet në dukje të pazgjidhshme. Gjatë karrierës sime, kam mësuar se ndonjëherë diplomacia dështon. Kur ndodh, rezultatet mund të jenë tragjike”.

“Unë shpreh ngushëllimet e mia personale për familjet e atyre që humbën jetën gjatë luftërave të viteve 1990, përfshirë si rezultat i fushatës ajrore të NATO-s. E di që populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme, e as nuk duhet ta harrojë”.

Tutje, ai është shprehur optimist për ndërtimin e një të ardhmeje më meritore për popullin serb dhe brezat e ardhshëm.

Populli serb nuk do ta lërë kurrë mënjanë pikëllimin e tij, por besoj se është mjaft i fortë për të lënë anash ankesat. Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj partneritetit tonë me Serbinë është i palëkundur, siç është edhe angazhimi ynë ndaj diplomacisë”./prishtinapress.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img