-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Familja e Agonis Tetajt dëshiron dënim më të lartë ndaj vrasësit të djalit të tyre (VIDEO)

Në Gjykatën e Apelit, të enjten, u mbajt seancë dëgjimore për rastin e vrasjes së Agonis Tetaj.

Ankesat para këtij trupit gjykues, për vendimin e Themelores i paraqitën të gjitha palët.

Familja viktimës kërkoi me ngulm që dorasi të dënohet më shumë se shtatë vjet e gjashtë muaj. Për ashpërsim të dënimit, pas kthimit të rastit në rigjykim avokati i familjes Tetaj, Berat Tmava, tha se ka mjaftueshëm prova.

Megjithatë, kërkesë krejt të kundërt ka mbrojtja e Shaban Gogajt, që vrau më armë punëtorin e kompanisë së babait.

Avokati, Besnik Berisha tha se dënimi ndaj Gogajt duhet të ulët.

Gogaj u dënua për veprën penale vrasje nga pakujdesia, derisa sipas avokatit të viktimës gjykimi duhet të bëhet si vrasje e rëndë.

Në lidhje me këtë kërkesë për rikualifikim të lëndës e edhe për dënimin e Gogajt vendimi mbetet në duar të Gjykatës së Apelit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img