-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, reagon deputetja Bajrami: Qeveria Kurti ka bërë të kundërten e asaj që ka premtuar

Deputetja nga radhët e LDK-së ka reaguar ndaj vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 15%.

Bajrami në Facebook ka shkruar se brenda një viti ngritët dy herë çmimi i energjisë elektrike.

Ajo kujtojë qëndrimet e Kurtit para së të behej kryeministër, “Të gjithëve na kujtohet kur Kurti opozitar, në fushatë elektorale thoshte se ”çmimi i energjisë është i latë dhe se kur LVV të vije në qeveri do ta ulë çmimin e energjisë”.  Ku jemi sot?”, ka shkuar ajo.

Postimi i plotë:

Pikërisht sot, kur në Kuvendin e Kosovës po flitet për “asociacionin plus” të Albin Kurtit, ZRRE paska marrë vendim që çmimi i energjisë të rritet sërish.

Të gjithëve na kujtohet kur Kurti opozitar, në fushatë elektorale thoshte se ”çmimi i energjisë është i latë dhe se kur LVV të vije në qeveri do ta ulë çmimin e energjisë”.  Ku jemi sot?

Brenda një viti dy herë ngritet çmimi i energjisë elektrike.

E kur flasim për energjinë na kujtohet edhe një premtim tjetër i z.Kurti, që kur ai të vije në qeveri, ”serbët do të paguajnë për energjinë e shpenzuar”. Ku jemi sot?

Qeveria Kurti i ka paguar 35 milionë euro në 2021 dhe 63 milionë euro për vitin 2022, për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore, mjete këto të ndara nga buxheti – tatimet e taksat tona.

Për këto dy vite qeverisje, qeveria Kurti ka bërë saktë të kundërten e asaj që kanë premtu.

Dështim në çdo sektor!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img