-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

KMDLNJ kundër shtrenjtimit të rrymës, fton qytetarët për mobilizim

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive (KMDLNJ) ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me të cilin do të ketë rritje të çmimit të faturave për energji elektrike prej 15 për qind.

KMDLNJ në reagim thekson se qytetarët e Kosovës, me të drejtë të pakënaqur me këtë paralajmërim të shtrenjtimit të rrymës e që do të përcillet nga ngritja zinxhirore e çmimeve të artikujve tjerë dhe të shërbimeve.

Për ta kundërshtuar këtë, KMDLNJ fton qytetarët që të organizohen në mbrojtje të interesave.

“Rritja e çmimit për faturat e energjisë elektrike nuk mbetet një rast i izoluar por, pashmangshëm përcillet me rritje të çmimeve të artikujve të tjerë, kryesisht artikujve elementarë dhe të domosdoshëm për ekonomitë familjare që, edhe ashtu janë të cenueshme dhe me vështirësi po i përballojnë edhe çmimet aktuale”, thekson KMDLNJ.

“Qytetarët e Kosovës, me të drejtë të pakënaqur me këtë paralajmërim të shtrenjtimit të rrymës e që do të përcillet nga ngritja zinxhirore e çmimeve të artikujve tjerë dhe të shërbimeve, nuk duhet të ndalen vetëm me një reagim të çastit në KMDLNJ apo te Avokati i Popullit por duhet të organizohen, përmes aktivizmit qytetar në mbrojtje të interesave të tyre aq më parë që kategoritë e cenueshme; pensionistët, përfituesit e skemave pensionale, veteranët dhe invalidët e luftës, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që nga fillimi i zbatimit për përkrahje financiare, kompensimet apo lëmoshat sociale që i marrin nuk janë rritur aspak në ndërkohë që çmimet kanë shkuar në qiell”, përfundon reagimi.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike.

Duke filluar nga 1 prilli, rryma do të shtrenjtohet për rreth 15 për qind bazuar në këto tarifa, por se do të dihet saktë në mbledhjen e ardhshme të Bordit të ZRRE-së.

Kujtojmë se ZRRE-ja më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike. Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800kWh rrymë në muaj, paguajnë më shtrenjtë. Sipas llogaritjeve të ZRRE-së, rreth 20 për qind e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 800kWh në muaj.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img