-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosova e Mali i Zi diskutojn për realizimin e të drejtës në pension

Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Safet Kamberi, i shoqëruar nga drejtori i Departementit të Pensioneve në MPMS z. Bahri Xhaferi,  ka pritur sot në takim pune drejtorin e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidorë z. Jovo Pajovič me bashkëpunëtorë, ku në fokus kishte bashkëpunimin në mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi lidhur me vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës në pension për qytetarët e të dyja vendeve.

Zv/ministri Kamberi pasi falenderoi të pranishmit për angazhimin e tyre, ai gjatë takimit lidhur me këtë çështje shprehu gatishmërin e tij për të bashkëpunuar me ekspertët e Malit të Zi duke e nënkutpuar si çështje me rëndësi të veçantë çështjen e këtyre pensioneve e cila sipas tij rregullon përherë njohjen dhe konfirmimin e stazhit të punës për shtetasit e Kosovës që kanë punuar në Malin e Zi dhe anasjelltas.

“Kjo çështje në vazhdim do të avancohet edhe mëtutje dhe unë besoj se do ta kemi interesin e Qeverisë së Malit të Zi dhe Fondit Pensional atje, sepse ne realisht kemi filluar nga zeroja duke pasur parasysh se nuk kemi trashiguar asgje nga fondi i Ish-Jugosllavisë, prandaj praktikat e mira nga Mali i Zi por edhe të vendeve të rajonit do të jenë të miëseardhura” ka thënë ndër tjerash zv/ministri Kamberi.

Ndërkaq nga ana e përfaqësuesve malazez u konfirmua edhe njëherë mbështetja që do ti japin kësaj çështje edhe më tutje dhe u zotuan se bashkëpunimi mes ekspertëve të të dyja vendeve do të fillon menjëherë në mënyrë që sa më shpejt ta kemi të realizuar të drejtën në shfrytëzimin e pensionit, që do të ndikonte pozitivisht në përkujdesjen institucionale dhe mirëqenien e qytetarëve të të dyja vendeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img