23.3 C
Pristina
Monday, September 23, 2024

Buy now

spot_img

Rrahmani – Napoli, s’ka marrëveshje për kontratën e re

Kohëve të fundit flitej se Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje me Napolin për vazhdimin e kontratës, të cilën do ta nënshkruante shumë shpejt.

Mirëpo, jo gjithçka e thënë është e vërtetë.

Mediumi italian “Corriere dello Sport” raporton se palët nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit, përcjell “Gazeta Express”.

Mediumi italian tutje zbulon se futbollisti kosovar po vazhdon të negociojë me klubin, por që ende nuk ka marrëveshje për qëndrimin e tij afatgjatë tek klubi “Azzurro”.

“Vazhdon pa u zhbllokuar, megjithatë, dialogu me Rrahmanin, të cilit i skadon kontrata në vitin 2024”.

Mediat italiane raportonin se qendërmbrojtësi stabil do të nënshkruante për tri vjet të tjerë me një rrogë të përmirësuar nga 1,8 milion në 2,5 milionë euro në vit.

Sidoqoftë, për të ndodhur kjo, duket se na duhet të presim ende…

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img