-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Përjashtohen nga salla e gjykimit katër familjarë të Agonis Tetajt

Katër nga familjarë të Agonis Tetajt janë përjashtuar nga salla e gjykimit nga kryetari i kolegjit, Beqir Kalludra.

Në gjykatën e Apelit është duke u mbajtur seanca për shqyrtimin e ankesave në rastin e Shaban Gogajt, i akuzuar për vrasjen Agonis Tetajt.

Seancë u shoqëruar me tensione në mes të familjarëve të palës së dëmtuar në momentin kur fjalën e miri mbrojtësi i Gogajt, avokati Besnik Berisha.

Prokuroria me ankesën e saj kundër aktgjykimit të Gjykatës së Pejës ku Shaban Gogaj ishte shpallur fajtor për vrasje nga pakujdesia dhe armëmbajtje pa leje, kërkoi që çështja të kthehet në rigjykim apo aktgjykimi i shkallës së parë të ndryshohet për pikën një të aktakuzës dhe të njëjtit t`i shqiptohet dënim më i ashpër.

Prokuroria pretendon se ankesa e saj bazohet në shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, zbatimit të gabuar të kodit penal, vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

Ankesë lidhur me aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë kanë paraqitur Prokuroria Themelore e Gjilanit dhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar në njërën anë.

Në anën tjetër përgjigje në këto ankesa kanë paraqitur mbrojta e të akuzuarit Shaban Gogaj, Besnik Berisha dhe avokatja Erina Berisha.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img