-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri – Deputetëve të LDK’së: Duhet me i votu marrëveshjet, mos me bo hajgare

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur se si parti opozitare e kanë ofruar mbështetjen e tyre për votimin e marrëveshjes së parë për reformë sociale.

Ai u shpreh se barra që vjen në buxhetin e Kosovës është barra më e madhe

“Të nderuar deputetë, nuk e di a jemi duke e parë se çfarë jemi dukë bërë. Ne si opozitë e kemi dhënë konfirmimin tonë për votimin e marrëveshjes së parë për reformë sociale, si AAK kemi thënë po se besoj që reforma sociale dhe barra që vjen në buxhetin e Kosovë është barra më e madhe”, shtoi ai në Kuvendin e Kosovës.

Teksa iu kundërpërgjigj kolegut nga kampi i LDK-së, Arben Gashi, Tahiri u shpreh se që duhet të votohen këto marrëveshje dhe mos të bëhet “hajgare”.

“Unë mendoj që ne duhet me i votu marrëveshjet, mos me bo hajgare. Ne e dimë që LDK-ja nuk e voton këtë marrëveshje, pse na mos me votu edhe dy marrëveshje tjera, të dyja janë për efeçiencë, e para lidhet me Prishtinën dhe e dyta me Prizrenin. AAK-ja s’ka përfitim elektoral në këto dy komuna. A e del dikush në foltore me tregu se si pse”, shtoi Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img