-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Kosova duhet të jetë serioze në implementimin e marrëveshjes, Kurti lodhi qytetarët por edhe aleatët tanë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një konferencë për media.
Me këtë rast, Haradinaj është deklaruar në lidhje me dy vjetorin e qeverisjes së Albin Kurtit dhe zhvillimeve të fundit.

Sipas Haradinajt, Kurti dhe Qeveria e tij ishin në luftë me të gjithë.

“Jemi në dy vitet e qeverisjes Kurti. Sipas meje ishte luftë me të gjithë, por që përfundoi në luftë me vetveten.Pra Kurti u shpalli luftë të gjithëve, si fillim kategorive të lirisë, duke mos i përkrahë me pagën minimale, u shpalli luftë të punësuarve në sektorin publik duke mos i përkrahë me rritje pagash, e të gjithë sipërmarrësve duke mbajt peng buxhetin e duke ndalë investimet kapitale.Të punësuarve në sektorin privat, të papunëve por edhe duke i shpallë luftë komuniteteve etnike në Kosovë, e po ashtu edhe aleatëve tanë.Rezultat i kësaj qeverisje jo vetëm që është lodhë qytetari i vendit, por ka arrit t’i lodhë edhe aleatët tanë, ata më besnik e tradicionale. Pra SHBA-të, që për një vit nuk pranojnë zyrtarë të kësaj qeverie në Washington.Në ditën e sotme Aleanca beson se implementimi me seriozitet, situata është jashtëzakonshme serioze, e Qeveria nuk duhet të bëjë eksperimente me obligimet që ka marrë për të implementuar marrëveshjen franko-gjermane, por që është amerikane.Ne e ndajmë qeverisjen Kurti, vlerësimin tonë për Kurtin si mashtrues”,tha Haradinaj.

Tutje ai tha se AAK e ka mbajt një qëndrim konsistent gjatë gjithë kohës dhe vlerësimin për Kurtin.

“Propozimin franko-gjerman që është në mbështetje edhe nga Amerika e përkrahim si rrugë me i ndalë pasojat tashmë prezente në Kosovë dhe për Kosovën dhe si rrugë me e rikthy Kosovën dhe sukseset që janë jetike.Planin e sigurisë, partneritetin për paqe dhe NATO, përfshirë edhe liberalizimin e vizave e të tjera. Si dhe rikthimin e normalitetit në veri. Çdo ditë është mjaftë e kushtueshme për Kosovën dhe se qeveria jonë nuk dëshmohet serioze.Iu bëjë thirrje të gjithë në Kosovë që kanë ndarë vlerësimin për qeverisjen dhe Kurtin nga obligimet që ka marrë Kosova nga plani franko-gjerman. Nuk guxojnë në asnjë variant mos me qenë serioz në implementim të marrëveshjes.Kosova nëse vonohet e humb kohë do të na thellohen pasojat që veç ekzistojnë.Izolimi ynë i brendshëm, vështirësitë në veri e në planin e sigurisë si dhe mungesë e marrëdhënieve kontraktuale me NATO-n”,shtoi Haradinaj.

Po ashtu ai tha se nesër shënojmë 25 marsin e viti 1999, “imagjinoni Kosovën pa aleatët e vetë, pa bekimin e aleatëve”.

“Bëjë thirrje që të jemi serioz, pra koha që e me nxjerrë pengesa për obligime që i ka marrë Kosova ka kalu, koha është të dëshmojmë seriozitet dhe ti rikthejmë sukseset Kosovës”,theksoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img