Komuna e Prishtinës nesër lëshon në qarkullim 30 autobusët e ri, për linjën 4 dhe 1.
Qytetarët e kryeqytetit në ditën e Pavarësisë së Kosovës mund të udhëtojnë falas në këto dy linja.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka konfirmuar për IndeksOnline lëshimin në qarkullim të autobusëve të ri në këto dy linja.
“Në linjat 4 dhe 1 gjatë ditës se nesërme janë pa pagesë. Vetëm në këto dy linja do të operojnë autobusët që kanë ardhur deri tash”, është shprehur Tahiri.
Ndërkohë, autobusët e rinj kanë arritur në Prishtinë rreth 2 muaj më parë.