Policia ka arrestuar mbrëmë një burrë në Prishtinë për dhunë në familje.
Në raportin 24 orësh, policia bën të ditur se i dyshuari nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Viktimave u është ofruar tretman mjekësor ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.