-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Agim Ademi dyshohet se e keqpërdori buxhetin e FFK-së

Agim Ademi dyshohet se e keqpërdori buxhetin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kështu shkruan në raporton 24 orësh të Policisë së Kosovës, e cila konfirmon se kreu i shtëpisë së futbollit kosovar ka bërë “Keqpërdorim të besimit” dhe “Shmangie nga Tatimi”.

“KEQPËRDORIM I BESIMIT & SHMANGIE NGA TATIMI. Prishtinë 22.03.2023 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura duke keqpërdorur buxhetin e FFK-së. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, shkruan në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kryetari i FFK-së është dërguar në mbajtje për 48 orë pasi u intervistua dje, e në ndërkohë iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe u dërgua në spital, ku ka qëndruar mbrëmë për t’iu stabilizuar gjendja.

Pasi të lirohet nga spitali, ai pritet të rikthehet në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img