Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të mërkurën, i cili e pranoi publikisht që Asociacioni është pjesë e marrëveshjes së Ohrit.
Tahiri për këtë ia ka përkushtuar një postim në ‘Facebook’ Kurtit, duke e quajtur atë mashtrues.
“ERDHA, DËSHTOVA, MASHTROVA, PRANOVA -i atribuohet Kurtit pas pranimit publik te asociacionit”, ka shkruar ish-kryenegociatorja kosovare.
Kurti mbrëmë më në fund është dorëzuar duke e pranuar se në Marrëveshjen e Ohrit ka Zajednicë.
“Ka Asociacion, neni 10 thotë se të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara që ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë prej 2 korrikut 2011 deri më 25 gusht 2015. Ta zëmë po i përmendi dy prej tyre: marrëveshja për kthimin e librave kadastral që është marrëveshja numër 5, ndërsa ajo për marrëveshja ku 6 pikat e para janë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është marrëveshja e 16 e cila në muajin që vjen i mbushë 10 vjet. Ka shumë marrëveshje që duhet t’i trajtojmë me kujdes. Propozimi evropian është njohje defakto”, është shprehur ai.