-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Memorandum për zgjerimin e rrugës Rezallë – Likofc

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Skenderajt.

Sipas njoftimit për media, nënshkrimi i Memorandumit do të mundësojë financimin e zgjerimit të rrugës Rezallë – Likofc, në vlerë prej 350,000 € dhe asfaltimin e rrugëve në Izbicë, në vlerë prej 250,000 €.

Mjetet financiare për realizimin e projekteve do të sigurohen nga Ministria e Infrastrukturës, kurse obligimet e Komunës së Skenderajt lidhur me realizimin e projekteve të lartëpërmendura janë: sigurimi i kushteve të nevojshme për realizimin e projekteve, procedurat e tenderimit, caktimi i komisionit për vlerësim, caktimi i projekt-menaxherit, si dhe përzgjedhja e komisionit për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

“Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.  Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projekteve, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambinetit dhe Planifikimit Hapsinorë dhe Ministrinë e Financave, si dhe të hartojë projektin për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi”, thuhet në njoftimin e MI-së./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img