2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Blinken flet para Senatit: Marrëveshja e Ohrit, lëviz pesëshen e BE-së drejt njohjes së Kosovës

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë sonte se me arritjen e marrëveshjes së planit evropian në Ohër, pesëshja mosnjohëse e BE-së, do bëjë lëvizje drejt njohjes së shtetit të Kosovës.

“Fakti që të dyja shtetet tani e arritën këtë marrëveshje, dhe duke supozuar se do ta zbatojnë atë, do të lëvizë 5 vendet e BE-së drejt njohjes së Kosovës’’, ka deklaruar sekretari Blinken.

Këtë sekretari Antony Blinken e tha gjatë një adresimi të tij sonte në një seancë dëgjimore para Senatit.

Ai u pyet mbi të arriturat e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, nga aneksi i 18 Marsit në Ohër, specifikisht për progresin e Amerikës në lobim për njohjen e Kosovës nga pesëshja mosnjohëse e BE-së.

‘’Është një progres që është bërë mes Kosovës dhe Serbisë’

‘’Konkretisht një marrëveshje është arritur vikendin e kaluar, për të implementuar një udhërrëfyes në rrugën drejt normalizimit’’, u shpreh ai mes tjerash.

Ai gjithashtu ka falënderuar kreyeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për pajtueshmërinë në këtë marrëveshje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img