0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Plani i Qeverisë shqiptare për parandalimin e largimit të studentëve të mjekësisë drejt Gjermanisë

Qeveria shqiptare duket se po përgatit një plan të detajuar, si një mënyrë për të parandaluar largimin e studentëve të mjekësisë drejt Gjermanisë.

Nga QSUT-ja, ku u inaugurua spitali i ri qendror për sëmundje e brendshme, kryeministri Edi Rama u shpreh se sigurisht që nuk mund të ndalohet lëvizja e lirë, por theksoi se do të ndërmerret një politikë e diferencuar e kostos dhe tarifës, në raport me angazhimin e studentëve për të qëndruar në Shqipëri për një periudhë kohe.

“Patjetër që ne nuk mund të ndalojmë lëvizjen e lirë dhe nuk mund të mbajmë askënd me zor në Shqipëri, por ama, do të bëjmë një politikë tërësisht të diferencuar të kostos dhe të tarifës, në raport me angazhimin dhe me konkretizimin e angazhimit për të qëndruar në Shqipëri për një periudhë kohe të caktuar, jo përgjithmonë, por për një periudhë kohe të caktuar dhe kjo është gjëja më normale”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shtoi po ashtu se studentët e mjekësisë nuk do të mund të marrin diplomën në rast se nuk do të kryejnë edhe praktikën, ndërsa tha se ndryshe është e pamundur që të garantohet shërbimi i duhur mjekësor në vend. Megjithatë, Rama u shpreh se  do të kryhen diskutime edhe me rektoratin dhe komunitetin, në mënyrë që të sigurohet një politikë e drejtë.

“Ashtu sikundër, ne besojmë që është koha që studimet të mos mjaftojnë për të marrë diplomën e mjekësisë, por të duhet dhe praktika dhe kur them që të duhet dhe praktika domethënë që deri në fund të praktikës, që nuk është vetëm një praktikë profesionale, por edhe një praktikë njerëzore, studentët nuk do të pajisen me atë lejen që kthehet në një biletë për të ikur sepse është e pamundur ndryshe që ne të garantojmë për shqiptarët këtu, për qytetarët këtu dhe për ata që, ju e dini më mirë se unë, vijnë dhe nga jashtë për t’u kuruar këtu, një shërbim shëndetësor të standardeve europiane”.

“Po qe se burimet tona njerëzore që zhvillohen me sakrifica të gjithanshme, edhe të prindërve natyrisht, edhe të vetë studentëve, por edhe të taksapaguesve, të mos mjaftojnë për të arritur objektivat. Për këtë, sigurisht që, ne do ta shtrijmë diskutimin edhe me rektoratin, edhe me komunitetin në mënyrë që të bëjmë politikën më të mirë dhe më të drejtë të mundshme”, u shpreh kryeministri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img