-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Fillon zbatimi i marrëveshjes së IBM për kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë

Nga gjashtë pikëkalimet kufitare të përhershme që do të ndërtohen në kuadër të projektit të gjerë të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM) në mes të Kosovës dhe Serbisë, të enjten bëhet vendosja e gurthemelit të ndërtimit të pikës së kalimit kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Merdare.

Fotografia e EasyFly.eu

Në një komunikatë për media të Qeverisë së Kosovës, thuhet se kjo është pika e parë kufitare që do të ndërtohet në kuadër të projektit të gjerë të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, i paraparë më marrëveshjen për IBM të arritur në kuadër të dialogut të Brukselit.

Këto pika të përhershme kufitare të IBM-it, sipas marrëveshjes së arritur vite më parë, do të ndërtohen me financimin e Komisionit Evropian përmes fondeve të Instrumentit të Para Aderimit (IPA) me një shumë prej mbi 21 milionë Euro./rel/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img