-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit

Gazetarja kosovare Flutura Gashi Mehmeti, ka kërkuar ndihmë urgjente për shërimin e bashkëshortit të saj i cili vuan nga kanceri, duke theksuar se gjendja e tij është keqësuar.

Siç ka treguar Gashi Mehmeti, bashkëshorti i saj vuan nga kanceri dhe si pasojë e gjakderdhjes së brendshme gjendja e tij është keqësuar.

Tutje gazetarja kosovare ka kërkuar ndihmë urgjente për t’i ndihmuar lidhur me pagesat të cilat spitali ka kërkuar të bëhen menjëherë.

Postimi i plotë i gazetares Flutura Gashi Mehmeti:

NDIHME URGJENT!!

Pershendetje edhe nje here miq.

Me shume keqardhje po ju drejtohem edhe njehere per te njejten arsye si disa jave me pare, per te kerkuar ndihmen tuaj financiare per bashkeshortin tim qe vuan nga kanceri, i cili fatmiresisht eshte duke u trajtuar ne nje spital ne Gjermani, por qe gjendja i eshte keqesuar atje si pasoje e gjakderdhjes se brendshme qe i eshte shkaktuar ende pa filluar trajtimin mjekesor.

Pagesat qe i kemi bere deri tani ne spital nuk jane te mjaftueshme per shkak te komplikimeve qe kane lindur pas nje operacioni te rende nje jave me pare.

Spitali po kerkon qe te gjitha pagesat te behen menjehere derisa bashkeshorti eshte ende ne kujdes intensiv dhe atij deri tani i jane bere disa nderhyrje.

Ne kemi kerkuar edhe ndihmen e Fondit per trajtim jashte shtetit qe eshte ne kuader te MSH-se por ata nuk po i ekzekutojne mjetet per te cilat jane zotuar.

Me poshte keni numrin e llogarise time personale ku mund te na ndihmoni dhe tri prej faturave qe ka leshuar spitali brenda pak kohe, e te cilat mund te mos jene te fundit deri ne sherimin e tij te plote. Ju faleminderit!

Per ndonje info shtese mund te kontaktoni ne kete numer: +383 44 820 824

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img