-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ashpërsimi i masave kundër pirjes së duhanit, gastronomët kanë një propozim

Në Kosovë po tentohet të zbatohet në mënyrë më rigoroze ligji për duhanin. Shteti synon të gjobiten të gjithë ata që konsumojnë duhan në ambiente të mbyllura si dhe akterët që e lejojnë pirjen e duhanit në kundërshtim me ligjin. Shoqata e Gastronomisë propozon që të ketë lokale që janë të destinuara enkas për pirjen e duhanit. Në këtë mënyrë, thonë ata do të respektohet edhe e drejta e atyre që nuk duan të qëndrojnë në ambiente ku konsumohet duhani.

Shteti po përpiqet ta zbatojë më mënyrë ligjin për pirjen e duhanit. Ata synojnë ta ndalojnë atë nëpër ambiente të mbyllura, së paku ky është synimi i tyre.

Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltatarisë dhe Zhvillimit Rural, ka deklaruar se prej datës 16 mars janë realizuar 683 inspektime, prej tyre janë evidentuar 49 raste të shkeljes se ligjit.

“Për më tepër, përtej ndërgjegjësimit qytetar që është më se i dukshëm, urojmë të reflektojnë të gjithë ata që përpiqen që jo vetëm ta minimizojnë punën tonë, por edhe ta ulin poshtë vullnetin e qytetarëve për bashkëpunim”, ka shkruar ministri Peci në Facebook, të martën.

E Shoqata e Gastronomeve të Kosovës është për bashkëpunim, mandje e respektojnë thonë se e respektojnë Ligjin Kundër Duhanit.

Arian Vranica nga kjo shoqatë i ka thënë Gazetës Express se do të ishte mirë të kishte barazi në respektimin e këtij ligji.

“Ligji për Duhanin ka 10 vjet që është në fuqi, ne jemi pro tij dhe nuk është problem për ne. Por duhet të ketë barazi për të gjitha sektorët”, ka thënë ai.

Shton se “pa këtë barazi për të gjitha sektorët”, po dëmtohet shumë sektori i gastronomisë.

“Ka efekte financiare për gastronominë në rast se ky ligj nuk zbatohet për të gjitha sektorët pa dallim. Do të kishte më pak implikime financiare nëse do të zbatohej njësoj për të gjithë”, ka deklaruar ai.

Ai duke e përfaqësuar shoqatën ka dhënë një rekomandim duke marrë për bazë shembuj nga vendet e rajonit.

“Mund të ketë lokale që janë të destinuara vetëm për pirjen e duhanit, ato paguajnë një taksë më shumë. Por është edhe korrekte për klientët të cilët me vetëdije do të hynin në një vend ku pihet duhani”, ka thënë Vranica.

Është i vetëdijshëm se shumë lokale kanë probleme që ta zbatojnë ndarjen e hapësirës për konsumuesit e duhanit.

Pos konsumuesit e duhanit me gjobitje do të përballen edhe punëtorët e gastronomisë si dhe pronarët e lokaleve.

Ligji thekson se dënimi për shkelësin fizik ose qytetarin është 50 euro, për përgjegjësin e hapësirës 500 euro dhe personin juridik apo për subjektin afarist kjo vlerë arrin në 3,000 euro.

Vranica e pranon që punëtorët e gastronomisë janë të presupozuar të jenë më të rrezikuar në momentin që kërkojnë nga dikush që të mos konsumojnë duhan.

“Deri më tani nuk e kemi ndonjë rast të raportuar, por ka rrezik meqë përballen direkt me klientët”, ka thënë ai.

Në më shumë se një dekadë, Kosova e ka në fuqi Ligjin Kundër Duhanit.

Por zbatueshmëria e saj nuk është që është vërejtur në praktikë. Gazeta e pyeti Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për zbatimin e këtij ligji, por si përgjigje e kishin vetëm statusin e postuar nga ministri Faton Peci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img