-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

U vra me breshëri plumbash, rasti i ish-ushtarit Nysret Cena kalon në kompetencë të Prokurorisë Speciale

Para dy muajsh në Kaçanik të Vjetër u vra me breshëri plumbash në veturën e tij ish-ushtari i UÇK-së Nysret Cena, 48-vjeçar. Deri më tani nuk është njoftuar për identifikimin e as arrestimin e ndonjë të dyshuari për vrasjen e tij. Por, ky rast tashmë ka kaluar në kompetencë të Prokurorisë Speciale Republikës së Kosovës.

Këtë informacion e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Vjosa Baftiu.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se ky rast ka kaluar në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Andaj, për informata lidhur me këtë rast, ju lutem drejtohuni tek kjo prokurori”, tha Baftiu për Gazetën Express.

Deri ku kanë shkuar hetimet për vrasjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Express është në pritje të një përgjigje nga PSRK.

Policia u informua me datën 23.01.2023 rreth orës 23:50 se në një automjet në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër ndodhej i vrarë Nysret Cena.

Po atë natë, policia kishte pranuar një informacion tjetër se në fshatin Soponicë të Kaçanikut afër autostradës një automjet tjetër i udhëtareve ishte përfshirë nga flaka.

Por, jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flak.

Sipas policisë, ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar.

“Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se personi/persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, ka konfirmuar policia.

 

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, kishte deklaruar për Gazetën Express se pronari i targave të veturës Passat që u gjetën të vendosura në veturën e djegur Mercedes, është intervistuar dhe i njëjti kishte deklaruar në polici vjedhjen e targave të veturës së tij më 10 nëntor 2022.

Ai shprehej se prokuroria po zhvillonte hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti.

Nysret Cena ishte emër i njohur për organet e drejtësisë. Ai ishte i akuzuar për dy raste, por që më pas ishte liruar nga akuzat.

Cena akuzohej për shpërthimin që kishte ndodhur në vitin 2007 në lokalin “Sekiraqa” në Prishtinë.

I njëjti së bashku me dy persona tjerë ishte i akuzuar për vrasjen e trefishtë afër Kaçanikut, ndodhur në vitin 2007, por që ishte liruar edhe nga kjo akuzë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img