5.7 C
Pristina
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami: Reformat ekonomike po tregojnë rezultate

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se reformat që janë bërë nga qeveria e Kosovës po arrijnë rezultate duke arritur edhe në marrjen e çmimeve ndërkombëtare dhe vlerësime pozitive.

“Edhe vet bizneset janë ato që po i vlerësojnë politikat ekonomike të Kosovës. Së fundi në Forumin Botëror që u mbajt në Stamboll ku 54 vende ishin pjesëmarrëse, Kosova mori çmimin: “Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë”, i ndarë nga Forumi Botëror i Investitorëve Engjëj” (World Business Angels Forum). Po ashtu sot Fondacioni HERITAGE ka bërë vlerësimin e renditjes së shteteve sa i përket indeksit të lirisë ekonomike. Sipas këtij vlerësimi, Kosova është renditur në vendin e 46-të në botë, dhe në vendin e 22-të në Evropë për sa i përket këtij treguesi”, ka theksuar ajo për RTK-në.

Sipas saj qeveria po punon që Kosova të bëhet atraktive për investime.

“Në po punojë që të përmirësojmë ambientin e biznesit në Kosovë. Ne synojmë që institucionet tona të punojnë në drejtim që bizneset të jenë të kënaqura. Ne synojmë që të unifikojmë numrat e biznesit, nga katër numra do të kem i vetëm nj numër”, ka thënë ajo.

Po ashtu ajo ka bërë më dije se së shpejti do të bëhet regjistrime online i biznesit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img