Një person me shtetësi kosovare ka sulmuar një zyrtar policor në pikëkalimin kufitar në Jarinje.
Sipas policisë, i njëjti pas sulmit ndaj zyrtarit policor, është larguar në drejtim të panjohur të kufirit.
“Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh.