-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Serbia i reagon Kurtit: Po tregohet arrogant, serbët e Kosovës e përcaktojnë statutin e Asociacionit

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar edhe ofertën e tij për vetëmeanxhimin e serbëve të Kosovës në një Asociacion që ai vetë do ta hartonte e propozonte.

Staroviq tha se Kurti me këtë konfirmoi arrogancën e tij, teksa shtoi se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është përcaktuar me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

“AKS-ja është përcaktuar me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të cilën Kosova e nënshkroi dhe e ratifikoi. Kurti duke u ofruar ta cilësojë si një akt bujarie, po tallet me dialogun dhe i ofendon serbët”, tha Staroviq.

Tutje, ai tha se marrëveshjet e mëparshme e përcaktojnë se Kurti nuk është ai që e harton statutin e Asocicaionit, por vetë serbët e Kosovës.

Kujtojmë se Kurti dje i reagoi Vuçiqit, duke thënë se “pas refuzimit që të nënshkruante Marrëveshjen më 27 shkurt dhe para se të refuzonte të nënshkruante sërish më 18 mars aneksin, presidenti i Serbisë refuzoi edhe ofertën time bujare për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës, në një asociacion që unë do të hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. No apo Z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img