7.5 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

FSK largon epruveta e shiringa të gjetura pranë shkollës në Slivovë të Prishtinës

Banorët e fshatit Slivovë të Prishtinës janë shqetësuar gjatë të hënës ngase kanë hasur në mbetje medicinale pranë rrugës magjistrale Prishtinë-Gjilan. Mbetje si epruveta me mostra gjaku dhe enë me kultura mikrobiologjike.

Mbeturinat medicinale, të cilat paraqesin edhe rrezikim të shëndetit publik, u gjetën të shpërndara pranë një shporte e cila është e vendosur në anën e kësaj rruge, dhe jo fort larg shkollës së këtij fshati, raporton Klan Kosova.

Jakup Ramadani, drejtuesi i shkollës “Filip Shiroka”, bëri me dije se edhe banorët dhe stafi i shkollës janë shqetësuar për faktin që andej pari kalojnë nxënësit çdo ditë.

Pas raportimit që bënë qytetarët tek organet përgjegjëse, të gjitha këto dolën në vendin e ngjarjes, megjithatë as policia, Inspektorati Shëndetësor, Mjedisor dhe Sanitar nuk patën kapacitet dhe njësi të specializuara për largimin e të tilla mbetjeve në hapësira publike.

Kësisoj, Komuna e Prishtinë koordinoi procesin tutje duke e ftuar FSK-në për intervenim, ku kjo e fundit me njësinë e specializuar bëri largimin e tyre dhe pastroi vendin.

Nuk dihet se kujt i përkasin këto mbetje, megjithatë ISh këtë do ta marrë vesh pasi që policia do t’i ofrojë të dhënat e pacientëve, ngase në mostra janë emrat e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img