1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Komunikimi politik, mungesë e përvojes apo logjikë krahinore?!

Shkruan: Labinot Smakaj

Komunikimi mes palëve në politikë në këto vite tranzicioni në Kosovë nga ajo çfarë kemi parë në TV-të tona, është karakterizuar në tërësi nga logjika krahinore. Mungesa e përvojes dhe kulturës politike, ka lënë shumë për të dëshiruar në nivelin e komunikimit midis partive politike. Niveli i debatit zbret në nivelet e filozofisë krahinore të bajraktarizmit, inatet rajonale e personale.

Qytetarët nuk e shohin akoma një qasje të re politike, ku debatohet mbi programet, objektivat, të arrituarat apo deshtimet, qoftë në aspektin ekonomik, shëndetësor etj. Megjithëse politika jonë është përcaktuar për një vetëdije emancipuese në rrugën e integrimit Evropian, prapë sfidat që kemi përpara, nuk mund të pajtohen me qëndrime të tilla politike, të cilat kërkojnë civilizim, por edhe një kulturë politike bashkëkohorë, ku do dominonte logjika e përmirësimit të gabimeve dhe ndryshimin e drejtimeve të gabura. Është koha për një qasje të re nga spektri politik, qasje kjo që duhet dominuar nga ofertat konkrete programore të partive politike dhe jo nga logjika të ngushta që nuk kalojnë kufijtë e rajoneve apo komunave të caktuara!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img