Kombet e Bashkuara kanë komentuar arritjen e marrëveshjes në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë deklarim, kryeministri shqiptar Edi Rama, ka thënë se ka vërejtur një lëshim, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në reagimin e OKB-së, sekretari Antonio Guterres, marrëveshjes së arritur i referohet si marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, e jo mes Kosovës dhe Serbisë.
“Një gabim serioz apo lapsus”, pyeti Rama, duke shtuar se emri zyrtar i marrëveshjes përdor emërtimet Kosovë-Serbi, jo Prishtinë-Beograd.
“’Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një lapsus? Emri zyrtar i saj është ‘Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’ dhe do të ishte e papranueshme nëse SHBA nuk do ta përdorte këtë emër të duhur qëllimisht. Ju lutemi jepni sqarime menjëherë”, ka shkruar Rama në Twitter. /Reporteri.net/.