Kryeminsitri Kurti ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook duke e uruar këshilltarin e tij Tienmu Ma për doktoraturën e tij të dytë.
Këtë postim, kryeministri e ka titulluar “Tienmu, me dy kapela doktori” derisa ka treguar edhe për doktoraturat që i ka kryer ai.
Njëra është me temë “Puna, mundësia dhe drejtësia” ndërsa e dyta tash me temë “Ndrayshimet klimatike, pabarazia dhe liria nga diskriminimi”.
“Tienmu Ma angazhohet për politika të mira publike, si këshilltar i jashtëm probono në kabinetin tim,” – ka shkruar kryeministri i Kosovës.
Ai ka prezantuar në postim edhe fotografi nga kjo ngjarje, ku duken dëfrime edhe me anë të një torte për nder të z. Ma./Nacionale