– Organizata jo-qeveritare GERMIN organizon disktutimin virtual me anëtarët e diasporës.
Takimi online me diasporën realizohet në kuadër të iniciativës Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës, që synon që të krijojë bashkëpunim mes komuniteteve që jetojnë jashtë vendit dhe institucioneve publike në Kosovë, dhe të avokojë për të drejtat politike dhe sociale për diasporën.
Ky diskutim në Google Hangout do të jetë takimi i parë nga një seri takimesh që kanë për qëllim angazhimin e diasporës në proceset politikëbërëse në vendet e tyre të origjinës.
Qëllimi i këtij takimi është që t’i mbledhim përfaqësuesit shqiptarë nga vendet e ndryshme të botës, të cilët i takojnë botës së biznesit dhe shoqërisë civile.
Në këtë takim virtual do të diskutojmë mbi rolin e mërgatës dhe potencalin e saj për t’u përfshirë në proceset politikë bërëse në Kosovë.
Tema e cila do të diskutohet është: Cili është roli i diasporës shqiptare në proceset politikëbërëse në Kosovë?
Panelistët e ngjarjes janë: Lulzim Syla nga Gjermania, Brikena Muharremi nga Anglia, Bashkim Hazizaj nga Luksemburgi, Rukije Kondaj nga Kanada, Osman Osmani nga Zvicëra, Amet Gjanaj nga Belgjikëa, Lindita Fetiu-Sina nga Austria dhe Arbër Bullakaj nga Zvicëra.
Moderator i takimit është Alban Pruthi nga Washingtoni, ndërsa Liza Gashi nga GERMIN do të prezantoj iniciativën Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës.
Ngjarja ndodh në disa vende të botës si Washington, Londër, Prishtinë dhe Zvicër./Prishtinapress.eu