1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Vuçiq refuzoi ofertën time bujare për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish lidhur me refuzimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për nënshkrimin e Marrëveshjes, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në një postim në Twitter, kreu i ekzekutivit thotë se Vuçiqi refuzoi ofertën e tij, siç e quan ai bujare për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë.

“Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, Presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për serbët në Kosovë, në një Asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja”, ka shkruar Kurti.

Tutje, kryeministri i vendit ironizoi me Vuçiqin për marrëveshjen mes dy vendeve.

“A është ai Doktor “Jo”-ka, ose “Z. Nyet”?, Epo, ne e dimë që ai nuk është një doktor”, shkroi Kurti në Twitter.

Por, çfarë do të thotë emërtimi “Z.Nyet”

Andrei Andreyevich Gromyko ishte një politikan dhe diplomat komunist sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Ai shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme (1957-1985) dhe si Kryetar i Presidiumit të Sovjetit Suprem (1985-1988).

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img