-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dikur bashkë në rrugë kundër “Zajednicës”- Kurti kryeministër ironizon me thirrjen e Molliqajt për protestë

Kryeministrit, Albin Kurti ka ironizuar me protestën e paralajmëruar nga Partia Socialdemokrate, e cila pritet të mbahet të shtunën për të kundërshtuar marrëveshjen e arritur mes Kurtit e Vuçiqit në Ohër.

Kur u pyet nga gazetarët Kurti ka ironizuar duke thënë se nuk di çka të komentojë.

“Çka të bëjë tash unë, çka me komentu, protesta të shtunën sot është e martë”, tha ai derisa nënqeshej.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Socialdemokrate, ka Dardan Molliqaj njoftuar se i ka dërguar ftesë bashkëpunimi liderëve opozitar brenda parlamentit dhe jashtë tij.

Ftesa e Molliqajt ka shkuar për kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe kryetarët e dy partive joparlamentare, Nismas Socialdemokrate dhe Lëvizjes për Bashkim, Fatmir Limajt dhe Valon Murati.

Sipas Molliqajt këta liderë kanë shprehur pakënaqësi me marrëveshjen e Ohrit prandaj i ftoi për bashkëpunim.

 

“Sot, në emër të PSD-së, u kam dërguar ftesë për bashkëpunim liderëve të partive politike opozitare, z,Krasniqi, z.Abdixhiku, z.Limaj dhe z.Murati, të cilët kanë shprehur kritikat dhe mospajtimin e tyre me Qeverinë rreth çështjes së dialogut”, ka shkruar Molliqaj në Facebook. “Marrëveshja që Kurti ka sjellur është e dëmshme për Kosovën. Prandaj bashkimi kundër kësaj qeverie është domosdoshmëri”.

Asnjëra nga partitë e ftuara nga Molliqaj deri tani nuk kanë kthyer përgjigje nëse do të bashkëpunojnë me PSD-në, për marrëveshjen siç e quan PSD të dëmshme për Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img