-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria ‘ngel’ në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, vërejtje për korrupsion e mosndëshkim

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti përpara se të vinte në krye të Qeverisë kishte premtuar ndryshime drastike, përfshirë edhe fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit. Por, pavarësisht se ka kanë kaluar më shumë se dy vite që Kosova është nën qeverisjen e Kurtit si kryeministër, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit është i stërmbushur më vërejtje për korrupsion dhe mungesë të transparencës nga Qeveria.

Në Seksionin 4 të raportit të DASH konstatohet se pavarësisht se ligji parashikon dënime penale për zyrtarët e korruptuar, qeveria nuk e zbaton ligjin në mënyrë efektive. Gjithashtu aty flitet për raportime të shumta për korrupsion në Qeveri.

Si kontribues në problemin e mosndëshkimit të zyrtarëve të përfshirë në afera korruptive shihet dhe mungesa e mbikëqyrjes efektive të sistemit gjyqësor dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e Ligjit.

Këtu përmendin faktin se një dhjetor të vitit 2021 ishin gjetur 11 raste të korrupsionit që rrezikonin parashkrimin, ndërkohë që në janar të vitit 2022 shtatë  prej tyre kanë skaduar pikërisht për shkak të parashkrimit.

“Rastet e korrupsionit në mënyrë rutinore i nënshtroheshin ankesave të përsëritura dhe sistemi gjyqësor shpesh lejonte skadimin e parashkrimit. Në dhjetor 2021, Instituti i Kosovës për Drejtësi ka identifikuar 11 raste të korrupsionit në rrezik të parashkrimit; në janar shtatë nga këto raste kanë skaduar për shkak të parashkrimit”, konstaton raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën.

Tutje thuhet se Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar 29 opinione për raste specifike të konflikteve të mundshme të interesit dhe aktiviteteve hipotetike që në të ardhmen mund të përbëjnë konflikt interesi.

Po ashtu përmendet fakti që Prokurorët kanë ngritur 160 aktakuza për korrupsion dhe vetëm 34 prej tyre janë dënuar.

Raporti përfshinë edhe gjetjet e OJQ-ve dhe organizatave ndërkombëtare të cilat kanë gjetur dështime të shumta në sistemin gjyqësor për rastet e ndjekjes së korrupsionit duke theksuar faktin se shumë pak raste të ngritura kundër zyrtarëve të lartë kanë përfunduar me dënime.

Raporti flet për korrupsion serioz të qeverisë dhe mosndëshkim. Gjithashtu flitet për mungesë hetimesh dhe përgjegjësisë për dhunën në baza gjinore, dhunën në familje, dhe vepra penale që sipas raportit synojnë pakicat etnike apo komunitetet e margjinalizuara.

Përveç kësaj flitet edhe për mungesë të qëndrueshmërisë nga ana e Qeverisë në identifikimin, hetimin e ndjekjen penale dhe gjithashtu mungesë e ndëshkueshmërisë për zyrtarët që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut.

“Shumë në qeveri, opozitë, shoqëri civile dhe media raportuan raste të zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion ose duke vepruar pa u ndëshkuar. Qeveria ndonjëherë pezullonte, largonte shkelësit nga detyra ose transferonte të akuzuarit, dhe sektori i drejtësisë ndonjëherë ndërmori hapa për të ndjekur penalisht dhe ndëshkuar ata zyrtarë që kryen abuzime, shkelje dhe krime. Megjithatë, disa zyrtarë të korruptuar vazhduan të zinin poste në sektorin publik”, konstaton raporti i DASH-it amerikan.

Raporti përmend edhe rastin e ish-ministrit Nenad Rikalo i cili ende s’ka marrë epilog.

Përveç kësaj, jepen vërejtje edhe për problemet që vazhdojnë nëpër burgjet e Kosovës e që janë dhunën e të burgosurve, korrupsionin, ekspozim ndaj pikëpamjeve radikale fetare apo politike dhe trajtim i papërshtatshëm të të burgosurve me aftësi të kufizuara mendore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img