2 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

A janë Kurti e Vuçiq si Tsipras dhe Zaev?

Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit që është edhe emisar për Ballkan dhe bisedimet Kosovë -Serbi, duke folur për marrëveshjen e Ohrit, është pyetur nëse dy liderët Kurti e Vuçiq janë si Tsipras dhe Zaev që kishin arritur marrëveshjen e Prespës në vitin 2018.

“Shikoni, është e vështirë të përcaktohet – të përdorësh analogji historike për situatat në zhvillim, sepse secila prej tyre është unike. Por në rastin e Serbisë dhe Kosovës, ne shpresojmë që ata të shohin marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut si një shembull të mirë. Në fakt, kishte shumë simbolikë për ta bërë atë në Maqedoninë e Veriut, një vend që ka marrëdhënie të mira si me Serbinë ashtu edhe me Kosovën, që është modeli më i suksesshëm i harmonisë ndëretnike në rajon” ka thënë Escobar gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë kur është pyetur rreth analogjisë me bisedimet Shkup -Athinë.

“Pra, kishte shumë – kishte një numër të madh arsyesh pse Ohri u zgjodh për këtë, dhe më vjen mirë që ishte i suksesshëm dhe ndodhi atje. Dhe unë shpresoj që pesha e historisë dhe pesha e bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar që u formua atje mund të përkthehet në një farë mënyre edhe në këtë marrëveshje” ka shtuar Escobar.

Maqedonia dhe Greqia në qershor të 2018 kishin nënshkruan marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit.

Marrëveshja që kishte zgjidhur kontestin mbi 25 vjeçar, kishte zhbllokuar procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe kishte normalizuar raportet mes dy vendeve, që shpesh herë ishin përcjell edhe me tensione dhe bllokada ekonomike.

që nga ajo kohë emri, Maqedonia e Veriut, në bazë të marrëveshjes ka fillur të përdoret si brenda ashtu edhe jashtë vendit që nga jo kohë.

Ndryshe, Escobar nuk ka kometuar direkt rreth refuzimit të Listës Srpska për të marrë pjesë në zgjedhjet e prillit në katër komunat në Veri. Por, ka folur rreth Asociacionit duke theksuar se I takon Kosovës dhe Serbisë që nëpërmjet bisedimeve ta përcaktojnë se cfarë do të jetë ky mekanizëm.

“Ideja se si duket asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është në Shtetet e Bashkuara; i takon popullit të Kosovës, në biseda me Serbinë. Por besimi ynë është se duhet të jetë një që u shërben interesave të populjve të rajonit, që funksionon mirë për të dyja palët, që u mundëson serbëve etnikë të marrin pjesë plotësisht në jetën qytetare dhe demokratike të Kosovës, por edhe një që nuk nuk cenojnë strukturën kushtetuese të Kosovës apo ndikojnë në funksionalitetin e saj.Pra, brenda kësaj, ka shumë modele dhe ka shumë opsione. Dhe ne shpresojmë të kemi biseda me të dyja palët për të arritur në një opsion reciprokisht – jo vetëm të pranueshëm, por reciprokisht tërheqës” ka shtuar Escobar.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img