-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

PSD me aksion për marrëveshjen e Ohrit, e quan Pinokio kryeministrin Kurti

Partia Socialdemokrate ka mbajtur këtë të martë një aksion simbolik në hyrje të Prishtinës, për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit, e cila u arrit tri ditë më parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

PSD-ja gjatë këtij aksioni ka vendosur një poster me fotografinë e kryeministrit Kurti, përmes së cilit ka bërë thirrje që të protestohet më 25 mars në orën 14:00 kundër kësaj marrëveshje.

Në posterin e vendosur, kjo parti e ka paraqitur kryeministrin si “Pinokio”, personazh në përralla që është kukull druri, e të cilit sa herë që gënjen i rritet hunda.

“Protesto kundër marrëveshjes! Kundër mashtrimit!”, thuhet në posterin e vendosur mbi urë.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia më 27 shkurt janë pajtuar për Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, apo siç njihet edhe si propozimi evropian për normalizim. Më 18 mars, palët, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtim për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img