-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Takimi i Ohrit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan (VIDEO)

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë skanoi zhvillimet në Kosovë, ndërsa theksin kryesor e vuri tek takimi i së shtunës në Ohër, ku Serbia dhe Kosova diskutuan për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai tha se takimin e Ohrit më tepër e sheh si një sigurim paqeje dhe stabiliteti për Ballkanin, ndërsa shpreh rezerva në atë se çfarë ka përfituar Kosova në të vërtetë. Ai theksoi se palët ndërkombëtare nuk  kanë premtuar diçka konkrete për Kosovën, si psh anëtarësimin në OKB apo njohja e pavarësisë nga pesë vendet e Bashkimit Evropian.

“Unë e shoh më tepër si hap për gjetjen e një zgjidhje, që të sigurohet paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Pasi edhe vitin e kaluar kemi pasur probleme në veri të vendit. Kjo është më tepër sigurim paqeje dhe stabiliteti, nuk mund të them se Kosova ka përfituar diçka, sepse nuk ka premtime konkrete për Kosovën, si përshembull njohja nga 5 vendet e BE, dhe anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare, prandaj nuk kemi pritur diçka dhe jemi të njoftuar edhe më parë. Ne kemi kërkuar që marrëveshja të përmbyllet me njohje reciproke, por ajo mund të vijë në rend dite pas një periudhe kohore, ose diku rreth vitit 2030, që është shumë larg”, tha ai.

Ai u shpreh se Serbia edhe në të kaluarën ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën, por nuk i ka zbatuar asnjëherë ato. Ish-kryetari I LDK-së thotë se dy pikat e planit Franko-Gjerman, përkatësisht pika 7 dhe 10  janë të paqarta.

“Serbia ka nënshkruar marrëveshje në 2013, e ka nënshkruar edhe marrëveshjen në 2015, mirëpo Serbia nuk ka shkuar më larg se nënshkrimet, pra ajo nuk i ka zbatuar. Edhe kësaj here, ne nuk jemi të sigurt në implementimin e tyre. Kosova nuk ka në agjendë përfitimet, të cilat I janë ofruar se do të ndodhin me nënshkrimin për këtë marrëveshje. Tani për ne është e pasigurt, që çfarë kupton neni 7 që flet për vetëmenaxhimin, ndërkaq dokumenti bazë obligon palët që të implementojnë të gjitha marrëveshjet që janë dakordësuar deri tani. Unë mendoj që është dashur që mos të hiqet dorë nga kjo dhe besoj se Kurti e ka kërkuar. Problemi është se sjelljet e qeverisë Kurti dhe institucionet e kanë shkaktuar këtë gjendje, që ne pastaj të kushtëzohemi nga komuniteti ndërkombëtar. Asociacioni gërshetohet në dy pika: në pikën 7 si vetëmenaxhim, që për ne është e paqartë se çfarë është menduar nga ndërkombëtarët dhe nga vetë Kurti. Dhe pika 10, që detyrohen palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura. Kurti nuk e ka kundërshtuar asociacioni”, shtoi Mustafa.

Ai thotë se kur ishte në krye të qeverisë kishin planifikuar që formimin e asociacionit t’ia dërgonin Gjykatës Kushtetuese, organ ky, i cili më pas do vlerësonte përputhshmërinë e tij me rregullat e vendit.

“Në vitin 2015 kishim planifikuar, që statuti i asociacionit t’i dorëzohej Gjykatës Kushtetuese dhe ku ajo vlerëson se është në harmoni me kushtetutën, atëherë të konsiderohej që asociacioni të formohet”, tha ai.

Mes tjerash, Mustafa u kthye pas në kohë dhe kujtoi aksionet politike të Kurtit kur ishte në opozitë dhe metodave që përdorte për kundërshtimin e formimit të asociacionit. Ai tha se janë sulmuar institucionet shtetërore me bomba molotovë, dhe të gjitha këto veprime shtoi Mustafa janë shndërruar në humbje kohe për Kosovën, në raport me arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë, në bazë të së cilës, të qëndronte njohja reciproke.

“Mënyra e kundërshtimit ka qenë e rëndë, brutale, sepse në atë periudhë janë shfrytëzuar të gjitha mjetet për kundërshtim. Janë sulmuar ndërtesat qeveritare, është sulmuar edhe shtëpia ime si kryeministër. Kemi qenë në një situatë shumë të rëndë. Kemi 10 vite të humbuar, në të cilat kemi mundur t’i përfundojmë këto çështje. Sot ne mund të kishim marrëveshjen përfundimtare”, tha Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img