-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kryetarja e parlamentit shqiptar: Me Kosovën po bashkëpunojmë intensivisht

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ku u takua me anëtarë të Komisionit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Kuvendit të Kosovës.

Nikolla tha se bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës është mjaft intensiv.

“Komisionet parlamentare takohen në vijimësi për të shkëmbyer mendime, përvoja e praktika të suksesshme për hartimin e legjislacionit dhe përafrimin me legjislacionin e BE-se, kontrollin parlamentar, transparencën dhe bashkëpunimin me median e qytetarët”, shkroi Nikolla.

Tutje, ajo tha se bashkëpunimi midis delegacioneve parlamentare në organizatat rajonale e ndërkombëtare po rritet, duke siguruar mbështetje për përballimin e përbashkët të sfidave ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img