Bashkësia Islame e Kosovës është deklaruar në lidhej me shkuarjen në Haxh, edhe për këtë vit.
Në kuadër të kësaj, BIK njoftoi se çmimi për të shkuar në Haxh në këtë vit është 6 mijë e 250 euro.
Ky çmim është vendosur në mbledhjen e mbajtur nga kryesia e BIK-ut, bazuar në çmimet e akomodimit, taksave të ndryshme në Arabinë Saudite si dhe aviotransportit, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë se vitin e kaluar, çmimi për të shkuar në Haxh ishte 5 mijë e 700 euro.