-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti thotë se pret nga ndërkombëtarët ta dënojnë Serbinë

Kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar se pret nga ndërkombëtarët që ta gjykojnë dhe dënojnë sjelljen e Serbisë për moszbatim të marrëveshjes së dakorduar.

Kryeministri u shpreh se zbatimi i marrëveshjes duhet të fillojë menjëherë pasi siç ka thënë, nuk ka një afat se kur duhet të fillojë zbatimi.

“Pres nga faktorët ndërkombëtarë që ta gjykojnë e ta dënojë sjelljen e Serbisë e cila kur zhvillohen takime thotë se nuk nënshkruaj e ndërmjet takimeve thotë nuk zbatoj gjë. Nuk mund të flasë kështu pala tjetër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, nuk mund të flasë sikur kurrë s’do të njohë Kosovën meqenëse marrëveshja bazë është njohje de facto. Kjo është thelbësore për procesin dhe është e rëndësishme që të gjithë aleatët miqtë tanë, të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës kur ne jemi konstruktiv e të përkushtuar e kreativ si asnjëherë”, ka thënë Kurti para gazetareve.

Tutje ai tha se është i vetmi që në takimet e Brukselit bën propozime dhe oferta.

Këto komente Kurti i dha pas konferencës nacionale me temë “Profesionistët e punës sociale në sistemin e mbrojtjes sociale” që është mbajtur në Prishtinë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img