-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Bie në prangat e Policisë hajni që vodhi në objektin e Komunës së Ferizajt, dërgohet në mbajtje

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues. Cak i hajnave jo rrallëherë kanë qenë edhe zyrat e institucioneve shtetërore në vend. Një rast i tillë kishte ndodhur në Kuvendin Komunal në Ferizaj, para dy javësh.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se Policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar për këtë rast, i cili është arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për A.B., i moshës 23-vjeçare, i cili më 4 mars, ka depërtuar brenda objektit të komunës përmes dritares dhe ka demoluar disa zyra, ku dyshohet se ka kryer vjedhje.

Rasti ishte denoncuar në Polici dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve hetimore, është zbuluar i riu që po dyshohet për këtë rast. Të hënën ai është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën për të cilën po ngarkohet.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti si ‘Vjedhje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img