Policia ka informuar se një person është gjetur i vdekur dje në rrugën “Brigada” në Pejë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Policia ka bërë të ditur se në afërsi të viktimës është gjetur një revole me një fishekë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës. Në afërsi të viktimës është gjet një revole me një fishek. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion.”, ka bërë të ditur Policia.