2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Shala lëshon alarmin: Humbjet në Trust vetëm këtë muaj janë rreth 60 milionë euro, a ka Qeveri ky vend?!

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala thotë se humbjet në Trust gjatë këtij muaji, janë rreth 60 milionë euro, derisa shton se situata është alarmante.

“Gjatë vitit 2022, të gjithë kontribuesit e vendit kanë humbur hiq më pak se 118 milion euro mjete të tyre në Trust. Trendi i rënies së aksioneve është në situatë shqetësuese edhe këtë vit.

Vetëm gjatë këtij muaji që jemi tani, konkretisht nga data 1 mars deri më sot, në Trust kemi humbur rreth 60 milion euro”, shkruan ai.

Tutje, Ferati thotë se përkundër kësaj situate, Qeveria ende nuk e ka vendosur bordin menaxhues.

“Rreth 3 miliard euro të Trustit janë në mëshirën e rrethanave dhe kohës, nën mëshirën e tregjeve globale, praktikisht nën mëshirën e askujt!

Jo shumë larg nga tash, kur Partia Demokratike kërkonte që një pjesë e mjeteve t’iu kthehej qytetarëve, atyre që kishin kontribuar, Qeveria dhe mazhoranca me këmbëngulje refuzuan dhe votuan kundër, në emër të ruajtjes së skemave sociale për moshën e penzionimit.

Koha po e vërteton kërkesën e drejtë e legjitime të qytetarëve për Trustin, sidomos sot kur humbjet janë në total rreth 200 milion euro.

A ka Qeveri ky vend?!”, thotë tutje ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img