-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Berisha thotë se darkodimi mes Kurtit e Vuçiqit është disfata më e madhe e Kosovës së pasluftës

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate tha se dakordimi mes kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq më 27 shkurt në Bruksel dhe më 18 mars në Ohër është disfata më e madhe që Kosova ka pasur nga paslufta.

“Ajo që ka ndodhur në Bruksel dhe para dy dite në Ohër është disfata më e madhe politike që ka pasur Kosova që pas lufta. Unë nuk e besoj që disfatat janë fitore dhe ajo që është dakorduar ka vetëm një të mirë, sepse nuk është nënshkruar. D.m.th në një të ardhme të afërt ky tipi që është në qeveri do të shkojë në shtëpi. Kosova nuk ka obligime ndaj zotimeve të tij”, ka thënë ai në Tëvë1.

Sipas Berishës, kushdo që do të qeverisë në të ardhmen, nuk është i obliguar që t’i zbatojë marrëveshjet që i ka arritur kryeministri aktual.

“Ky (Kurti) në ekstrem i ka kundërshtuar edhe marrëveshjet e nënshkruara nga Kosova dhe faktikisht unë jam shumë i bindur që nesër kushdo që është në pushtet, nuk është i obliguar t’i zbatojë marrëveshjet e një njeriu të shantazhuar në politikë. Disfatën të cilën e ka përjetuar Kosova ka me qenë e dëmshme dhe ka rrezikuar seriozisht funksionalitetit e shtetit të Kosovës, por edhe perspektiven e këtij vendi”, ka thënë ai.

Gjatë takimit të së shtunës në Ohër, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq janë pajtuar që ta implementojnë aktin e zbatimit të marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt në Bruksel. Ndërkaq, Kurti, bëri të ditur se u arrit pajtim publik për një aneks që udhëzon zbatimin e Marrëveshjes, derisa akuzoi Serbinë se i iku sërish nënshkrimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img