3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Deliu: Kurti bëri lojë fjalësh me vetadministrim dhe vetëmenaxhim

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra u shpreh se si parti në seancën e 23 marsit të Kuvendit të Kosovës, do të kërkojnë shkarkimin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ajo tha se kryeministri Kurti përsëri nuk mori ndonjë iniciativë për të raportuar në Kuvend për marrëveshjen e Ohrit, por raportimi i tij të enjte u kërkua nga opozita.

“Ne nuk kemi pas edhe kësaj radhe një iniciativë të kryeministrit që të vije dhe të raportoj për marrëveshjen e Ohrit dhe natyrisht ishte një kërkesë e partive opozitare që ta kemi si pikë të parë të rendit të ditës raportimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin lidhur me marrëveshjen e Ohrit…Në ditën e enjte PDK pret që ta kemi në rend dite në pikat e diskutimit për marrëveshjen e Ohrit dhe dy vjetorin e qeverisë, ta kemi në rend dite dhe shkarkimin e zonjës Hajdari është kërkesë, rezolutë e PDK dhe presim që nëse pikat paraprake ezaurohen ne ta kemi në rend edhe shkarkimin e zonjës Hajdari për shkak të shkeljeve të një pas njëshme që ne i kemi identifikuar por edhe qytetarët në MINT”, theksoi ajo.

Për marrëveshjen e dakorduar në Ohër, Deliu-Kodra thotë se si PDK kanë vërejtje serioze.

“Ne kemi vërejtje serioze lidhur me marrëveshjen, të cilat presim t’i diskutojmë ditën e enjte, natyrisht ka një shqetësim serioz lidhur me kompetencat që jepen një komuniteti serbë në Kosovë. Kemi qenë shumë të qartë që i kemi adresuar, kryeministri dje madje kishte edhe lojë fjalësh se çka quajmë vetë administrim dhe vetëmenaxhim. Unë ftoj gjuhëtarët e njohur që ta thonë qartësisht se cili është dallimi mes vetadministrimit dhe vetëmenaxhimit sepse kryeministri u mundua ta bëjë atë që mundohet ta bëjë gjithmonë të bëjë lojë fjalësh me kompetencat dhe atë që ka qenë shqetësim i yni vetëmenaxhimi”,u shpreh ajo.

Deputetja Deliu-Kodra po ashtu tha se si PDK edhe sot kanë propozuar që të jetë në rend dite projektligji për pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës, i cili sipas po bllokohet nga mazhoranca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img