-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

​Përfundon konferenca në Hagë mbi ecurinë e çështjes së Thaçit dhe të tjerëve

Ka përfunduar konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të mbajtur në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Më 3 prill, kur është paraparë gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, deklarata hapëse e Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të zgjasë deri në pesë orë. Ndërsa, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do t’i ketë tri orë për fjalën e saj hyrëse, ekipi i Kadri Veselit 45 minuta, mbrojtja e Rexhep Selimit një orë, ndërsa ajo e Krasniqit një orë e gjysmë.

Kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith, ka kërkuar nga palët të respektojnë kohën, derisa ka theksuar se mbrojtësit duhet të përqendrohen në çështje që lidhen me akuzat dhe të njëjtit të shmangin deklaratat të natyrës politike.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Thaçit dhe të tjerëve ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img