2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata merr vendim ndaj personit që dyshohet se ia dogji garazhin gazetarit të RTK-së

Pak ditë më parë një person ia vuri flakën garazhës së shtëpisë së gazetarit të Radio Televizionit të Kosovës, Alban Selimi. Personit të dyshuar për kërcënim ndaj gazetarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshuarit A.L (42-vjeçar), nën dyshimin se ia dogji garazhin redaktorit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Alban Selimi.Ndryshe, rasti ndaj gazetarit Selimi kishte ndodhur të enjten në mbrëmje, të cilin e kishte bërë të ditur vetë Selimi përmes një postimi në Facebook.

Insajderi ka mësuar se i dyshuari për kërcënimet ndaj gazetarit Selimi është Arsim Limani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img