Një shofer i minibusi, i cili po kthente një grup besimtarësh hebre në Londër, ka vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur, pasi automjeti u përmbys në Belgjikë.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, shoferi dyshohet se nuk ndaloi pasi goditi një BMW dhe vazhdoi udhëtimin e tij me shpejtësi përpara se të humbiste kontrollin e drejtimit.
Më pas minibusi goditi një shtyllë të tramvajit, ku shoferi humbi jetën dhe një djalë 15-vjeçar ka mbetur në gjendje kritike. Policia thotë se 15 pasagjerë të tjerë u plagosën në aksident.
Lëndimet e marra nga pjesa tjetër në bord u përshkruan si të lehta, dhe shumica tashmë kishin dalë nga spitali.
Shoferi i BMW-së i përfshirë në përplasjen u dërgua gjithashtu në spital.
Besimtarët hebre udhëtojnë pothuajse çdo javë me autobus që të marrin pjesë në lutjet e së shtunës në sinagogën në Mercatorstraat. Më pas, vizitorët zakonisht qëndrojnë me familjen ose miqtë në qytet përpara se të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar.