-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vdekja tragjike e kadetit të Policisë, dështon gjykimi për shkak të mungesës së të pandehurve

Më 21 nëntor të vitit 2022 ka vdekur tragjikisht në një aksident trafiku në fshatin Jashanicë të Klinës 30-vjeçari Flordian Shabaj, kadet në Policinë e Kosovës. Për sot ishte caktuar të mbahej seanca fillestare ndaj Arton e Nezir Duraku (babë e djalë), i pari i akuzuar për “rrezikimi i trafikut publik” dhe “mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”, ndërsa i dyti për “mosdhënia e ndihmës”.

Por seanca ka dështuar në mungesë të të pandehurve, tha për Gazetën Express babai i Flordianit, Enver Shabaj.

“Seanca filloi në orën 10:00, në orën 10:25 përfundoi. Të pranishëm ishim prokurori, gjyqtari, unë, avokati im, avokatët e të pandehurve si dhe më shumë se 30 persona. Por seanca u shtye për arsye se munguan të pandehurit. Shërbimi Korrektues e ka marrë shkresën më 8 mars për t’i sjellë në seancë por nuk dihen arsyet pse nuk u sollën dhe seanca dështoi”, tha Shabaj.

Ai tha se seanca e radhës u caktua për datën 3 prill. Gjithashtu, kërkoi drejtësi për djalin e tij.

Gazeta Express ka publikuar aktakuzën në të cilën përshkruhen detaje tronditëse se si erdhi deri te vdekja e kadetit të policisë. Sipas prokurorisë, në ditën kritike 21 vjeçari po drejtonte kamionin pa patentë shofer i cili ishte pa regjistrim dhe jo i rregullt teknikisht si dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë  e lëvizjes me kushtet e rrugës e tejkalon atë nga 50km/h sa ishte e lejuar, në mbi 90km/h. Në kamion në cilësinë e pasagjerit ishte edhe babai i tij, i cili sipas prokurorisë pas aksidentit kishte dalë nga kamioni së bashku me të birin duke iu afruar viktimës por “nuk i ofrojnë ndihmë dhe largohen nga vendi i ngjarjes, gjersa viktima ndërron jetë”.

55-vjeçari e kishte dëgjuar viktimën duke thënë “oj nonë”, në momentet e fundit të jetës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img