-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Reagon “Don Bosko”, për fotot e drejtorit me nxënëse fajëson ish punonjësit e shkollës

Qendra Social-Edukative “Don Bosko” ka reaguar pas publikimit të fotografive në të cilat shihet drejtori i saj, Don Izidor Llukiqi, duke u përqafuar me nxënëset.

Shkolla ka sulmuar ish-punonjësit e saj, duke i akuzuar ata si autorë të, siç ka quajtur ajo, shpifjeve ndaj saj dhe drejtorit.

Drejtori i “Don Bosko” është Don Izidor Llukiq, një prift nga famullia e Prishtinës.

Kujtojmë që Qendra “Don Bosko” ofron mësim për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët.

Ndërkaq, Zhvillimi i Planit dhe programit mësimor në këtë qendër edukative nuk është fetar, por mbështetet mbi bazën e një procedure të shkencore, si nga forma, qasja metodologjike.

Ky është reagimi i lëshuar nga “Don Bosko”:

Qendra Social-Edukative “Don Bosko”, reagon me forcë për shpifje, të shoqëruara me foto, në disa portale, ku tentohet të njolloset figura e Drejtorit të QSE “Don Bosko”. Bëjmë me dije se fotot janë të nxjerra nga konteksti publik të cilat janë bërë ndër vite, ndërsa janë publikuar për qëllim të vetëm shantazhimin e drejtorit dhe hedhjen baltë mbi punën edukative që kjo Qendër bën për shumë vite në Kosovë.

Jemi të sigurtë se këto janë shpifje nga ish-punonjës të cilët, për hakmarrje personale, sulmojnë drejtorin për shkak të mos vazhdimit të kontratave të punës me ta.

QSE “Don Bosko” është e gatshme, dhe fton të gjithë të interesuarit, që të vijnë dhe ta sqarojnë në tërësi këtë shpifje të montuar, për qëllime të ulëta, e cila shkon në dëm të nxënësve, fillimisht, dhe të QSE ‘Don Bosko” e cila shquhet për rregull, cilësi dhe sukses në mësime.

Suksesin dhe seriozitetin e QSE “Don Bosko” më së miri e kanë të njohur komuniteti i prindërve të nxënësve, të cilët gjithherë janë falenderues.

QSE “Don Bosko” do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore ndaj shpifjeve të tilla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img